VIDEO - Nga shpërthimi në Suedi u plagos vajza e Nasim Haradinajt

VIDEO - Nga shpërthimi në Suedi u plagos vajza e Nasim Haradinajt

Sulmi në qytetin suedez Helsinborg, ka mbetur e plagosur vajza e Nasim Haradinajt, Ariana, ka shqetësuar familjarët. Haradinaj thotë se ai dhe familja e tij asnjëherë deri më tani nuk kanë qenë të kërcënuar nga askush, ndërsa uron që ky akt i trishtë të mos jetë i lidhur me deklaratat e tij të fundit. 

Për familjarët ky sulm ka qenë shumë shqetësues. Këtë e pohon vetë babai Nasimi pasi shprehet i lumtur që nuk ka ndodhur më e keqja dhe se tashmë vajza e tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Haradinaj thotë se ai dhe familja e tij asnjëherë deri më tani nuk kanë qenë të kërcënuar nga askush derisa uron që ky akt i trishtë të mos jetë i lidhur me deklaratat e tij të fundit. Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, beson se drejtësia suedeze shumë shpejt do të thotë fjalën e saj.