VIDEO - Haradinaj: Arsimi prioritet

VIDEO - Haradinaj: Arsimi prioritet

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka takuar sot drejtuesit e Ministrisë së Arsimit, me ç`rast deklaroi se këtë vit prioritete do të jenë arsimi, shëndetësia, prodhuesit.

Kryeministri nuk u zotua për përmbushjen e fondit prej 300 milionë eurosh të cilat kërkohen për mësimin gjithëditor në shkollat e Kosovës, ndërsa premtoi përmirësim të gjendjes aktuale.
VS: Cilësia në arsim lë për të dëshiruar. Fakti që më së miri e vërteton gjendjen është vlerësimi i PISA-s, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj teksa vizitoi ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi. Shefi i ekzekutivit nuk u zotua për përmbushje të fondit prej 300 milionë eurosh të cilat kërkohen për mësimin gjithëditor në shkollat e Kosovës ndërsa premtoi përmirësim të gjendjes aktuale.