VIDEO: Gjykata i shpall fajtorë 4 deputetët e VV-së, i dënon me kusht

VIDEO: Gjykata i shpall fajtorë 4 deputetët e VV-së, i dënon me kusht

Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupit e Faton Topalli, janë dënuar me 5 vjet e gjysmë burgim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës. Sipas aktgjykimit, dënimet janë me kusht në rast se deputetët nuk kryejnë ndonjë vepër penale për dy vitet e ardhshme. Pavarësisht se në Kushtetutë specifikohet se deputeti e humb mandatin nëse dënohet me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vjet burgim, deputetët e Vetëvendosjes thonë se nuk rrezikojnë ta humbin

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka shpallur fajtorë katër deputetët e Vetëvendosjes për hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës. Sipas aktgjykimit, Albin Kurti është dënuar me 1 vit e gjashtë muaj dënim unik për hedhjen e gazit lotsjellës dhe për pengim te personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Albulena Haxhiut i është shqiptuar dënimi unik 1 vit e tre muaj, Donika Kadaj-Bujupit dënim unik prej 1 viti e gjashtë muaj, ndërsa Faton Topalli dënim unik 1 vit e dy muaj. Dënimet e deputetëve janë me kusht në rast se të njëjtin nuk kryejnë ndonjë vepër penale për dy vitet e ardhshme. Megjithatë asnjëri nga deputetët e dënuar nuk kanë qenë të pranishëm në sallë gjatë shpalljes së aktgjykimit. Por të njëjtin kanë reaguar ndaj vendimit të gjykatës në një konferencë për media. Deputetet Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu e kanë quajtur këtë dënim të padrejtë pasi sipas tyre nuk ka qenë veprim kriminal por politik. E pavarësisht se në Kushtetutën e Kosovës nenin 70 specifikohet se deputeti e humb mandatin në rast se dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim,deputetet e Vetëvendosjes kanë thënë se një dënim i tillë nuk do t'ua humb mandatin dhe mundësinë e rikandidimit në zgjedhjet e ardhshme. Edhe avokatët mbrojtës të deputetëve kanë paralajmëruar ankesë ndaj vendimit në Gjykatën e Apelit . Deputetët e Vetëvendosjes kishin hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të penguar punën e legjislativit për të mos e votuar Demarkacionin.

 

Autor: Ardita Sylejmani