Pochettino: Kane qëndron gjatë me ne

Pochettino: Kane qëndron gjatë me ne

Mauricio Pochettino u shpreh i bindur se sulmuesi anglez, Harry Kane do të vijojë të jetë pjesë e Tottenhamit edhe për disa vite të tjera.

 Kane e mbylli vitin 2017 në mënyrë fantastike, duke u bërë sulmuesi që shënoi më shumë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha, me Realin e Madridit në krye, transmeton Super Sport.

Zinedine Zidane është në kërkim të një sulmuesi, duke parë rendimentin e munguar të Karim Benzemasë dhe anglezi duket ideali për t’ia shtuar organikës së tij.

“Harry Kane dop të qëndrojë gjatë te ne. Edhe nëse Reali vjen me një ofertë konkrete, ne do ta refuzojmë pasi kemi plane. Jam i bindur në qëndrimin e Kane, sepse ai asnjëherë nuk është shprehur se dëshiron të largohet. Përkundrazi, kërkon të fitojë me Tottenhamin dhe të njëjtën gjë duam edhe ne”, u shpreh trajneri i londinezëve.