Balotelli kthehet në Serie A?

Balotelli kthehet në Serie A?

Sulmuesi italian mund të largohet nga Nice gjatë këtij afati kalimtar.

Mario Balotelli përsëri në Serie A. Këtë herë as tek Interi e as te Milani, por është skuadra e Napolit ajo që e kërkon sulmuesin.

‘Super’ Mario është kthyer në një lojtar tjetër te Nice në Ligue 1 dhe duke parë formën e mirë të tij dhe nevojën e madhe që Napoli ka për fazën e sulmit, drejtuesit e klubit janë duke menduar që ta sjellin atë në San Paolo.

Napoli fillimisht e kërkon rikthimin e të huazuarit te Chievo, Roberto Inglese, por në rast të dështimit të transferimit të tij, do të kthehet tek Balotelli i cili me Nice ka realizuar 33 gola në 49 paraqitje, që nga transferimi i tij nga Liverpooli një vit më parë.