Agolli: EURO 2020 është e mundur nëse luajmë fortë dhe të bashkuar

Agolli: EURO 2020 është e mundur nëse luajmë fortë dhe të bashkuar

Kapiteni i Kombëtares nuk di të ndalet. Ai e ka nisur këtë fillim viti përsëri në fushën e stërvitjes, teksa kërkon që të mbajë veten në formë për pjesën e mbetur të sezonit.

Në një intervistë për “Tv Klan”, ai shprehet se Shqipëria ka mundësi për t’u kualifikuar sërish në Europian.

“Eliminatoret e fundit ishin të vështira, pasi kishim në grup dy skuadra mjaft të forta, por me pak fat në short dhe me një vendosmëri më të madhe çdo gjë është e mundur për ekipin shqiptar.”

Përsa i përket aventurës së tij në Azerbaixhan, me ekipin e Qarabagut, Agolli shprehet: “Fitimi i kampionatit, por gjithashtu edhe pjesëmarrja në turet eliminatore, pse jo të tentojmë kualifikimin në grupet e Ligës së Kampioneve.” përfundoi ai