Juventusi triumfon në derbi dhe shkon në gjysmëfinale

Juventusi triumfon në derbi dhe shkon në gjysmëfinale

Juventusi është gjysmëfinalistja e fundit e Kupës së Italisë dhe do të përballet me Atalantën për të tentuar kalimin në finale.

Bardhezinjtë e Allegrit triumfuan me rezultatin 2-0 në derbin ndaj Torinos, falë golave të Douglas Costës në pjesën e parë dhe Mario Mandzukiç në të dytën.

Juventusi dominoi derbin dhe nuk e vuri për asnjë moment në diskutim kualifikimin, duke treguar edhe një herë se në Itali është favoritja numër 1, për të fituar të 2 trofetë.

Në gjysmëfinale, bardhezinjtë do të përballen me Atalantën, e cila eliminoi mbrëmjen e kaluar Napolin, ndërsa Milan-Lazio do të jetë gjysmëfinalja tjetër.