Erdogan bisedë telefonike me Ruhanin

Erdogan bisedë telefonike me Ruhanin

ipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se në bisedë eshtë folur për protestat të cilat vazhdojnë në Iran që prej 28 dhjetorit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Hasan Ruhani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se në bisedë eshtë folur për protestat të cilat vazhdojnë në Iran që prej 28 dhjetorit.

Presidenti Erdogan, ka theksuar se Turqia i kushton rëndësi ruajtjes së paqes shoqërore dhe mbrojtjes së stabilitetit të Iranit.

Gjithashtu Erdogan gjatë bisedës ka theksuar se e gjen me vend deklaratën e homologut iranian që nuk duhet të shkelen ligjet teksa populli përdor të drejtën e protestave paqësore.

Ndërsa presidenti iranian, Ruhani, duke i shprehur falënderimet presidentit Erdogan për ndjeshmërinë e treguar, tha se shpresojnë që protestat të përfundojnë brenda disa ditëve.