Futbollisti nga Kosova prej Skënderbeut kalon te Kukësi

Futbollisti nga Kosova prej Skënderbeut kalon te Kukësi

Për Kukësin dita e sotme ka qenë një ditë prezantimesh, dhe pas trajnerit Pakult dhe drejtorit të ri sportiv, Nderim Nexhipi, klubi ka prezantuar edhe sulmuesin e mbërritur nga Skënderbeu.

Donjet Shkodra ka firmosur për dy sezone me Kukëksin, dhe burime të “Panorama Sport” pranë lojtarit, bëjnë me dije se do të përfitojë 4 mijë euro në muaj.

Shkodra është lojtari i parë i afruar tek Kukësi këtë merkato dimri, dhe do të mbajë fanelën me numrin 10 mbi shpinë. Shqiptari me origjinë nga Kosova, këtë pjesë të parë të sezonit u aktivizua me Skënderbeun, ndërsa më parë në Superiore ka luajtur edhe me Flamurtarin.

shkodra kukesi