Crystal Palace, 20 milionë euro për mbrojtësin e Lille

Crystal Palace, 20 milionë euro për mbrojtësin e Lille

Pasi doli nga zona e ftohtë e renditjes, Crystal Palace po punon për t’iu larguar sa më shumë asaj.

Kështu, klubi anglez është duke u treguar mjaft aktiv në merkato, ku kërkon të përforcohet veçanërisht në repartin e mbrojtjes.

Plot 20 milionë euro ka ofruar Crystal Palace, për të marrë shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar të Lilles, Ibrahim Amadou. Ky i fundit është një futbollist mjaft interesant, i zbuluar nga Bielsa dhe që ka treguar një formë në rritje të vazhdueshme, transmeton Super Sport.

Me Amadou, Crystal palace kërkon t’i zgjidhë telashet për mbrojtjen, trajnerit Roy Hodgson, i cili vazhdimisht është ankuar për probleme dhe mangësi në prapavijë.