Kryeministri hungarez: Nuk i duam emigrantët

Kryeministri hungarez: Nuk i duam emigrantët

Kryeministri hungarez Viktor Orban, mbron pozicionin e Budapestit në lidhje me krizën migratore, duke thënë se Hungaria ka bërë detyrën e saj duke mbrojtur kufijtë.

“Diferenca është se ju i doni emigrantët, ne jo. Po bëjmë detyrën tonë, në mbrojtjen e kufirit me Serbinë”, tha Orban në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”.

“Ky pozicion, na ka kushtuar një miliard më shumë nga viti 2015 dhe Brukseli nuk na jep asnjë qindarkë”, thekson ai.

“Zgjidhja nuk mund të jetë që të gjithë ata që hyjnë ilegalisht në Evropë, duhet të shpërndahen në gjithë BE-në”, vazhdoi kryeministri hungarez.

“Mendojmë se duhet dhënë ndihma aty ku ka nevojë”, shprehet Orban.