Pesë misteret më të mëdha në histori të njerzimit

Pesë misteret më të mëdha në histori të njerzimit

Edhe përkundër faktit që shkencëtarisht janë zbardhur të gjitha aspektet e jetës, megjithatë ekzistojnë disa gjëra për të cilat edhe sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Këto janë disa nga misteret që shkencëtarët i kanë futur në top pesëshen.

Qyteti i humbur

Atlantisa është një nga misteret më të vjetra dhe të mëdha në Tokë. Qysh nga Epoka e Drurit, njerëzit janë munduar ta gjejnë atë qytet. Besohet se në Atlantisa është zhdukur për shkak të përmbysjes së cunamit pas dridhjes së tokës. Filozofi grek Platoni e kishte përshkruar Atlantisen si një ishull afër Gjibraltarit, që ka qenë shtëpia e civilizimit më të madh në tokë.

Sipas të dhënave, Atlantisa ka qenë e banuar me njerëzit më të bukur, dhe besohet se atje dikur kishte qenë tempulli i Poseidonit dhe që gjithçka ishte mbuluar me flori. Deri më sot askush nuk ka qenë në gjendje ta gjej lokacionin e saktë të Atlantisës, dhe të gjej pasurinë e këtij vendi.