Arrestohen në flagrancë duke vjedhur në një veturë

Arrestohen në flagrancë duke vjedhur në një veturë

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke kryer vjedhje nga një veturë.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të enjten rreth orës 03:00, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet ende janë duke vazhduar.