Godet me levë 63-vjeçarin, arrestohet

Godet me levë 63-vjeçarin, arrestohet

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës për plagosje të lehtë me dashje. Sipas njoftimit zyrtar është arrestuar Elton Zotaj nga Vlora.

Zotaj një ditë më parë në lagjen “Lef Sallata” ka goditur me një levë hekuri, për motive ende të paqarta, duke e lënë të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën një 63-vjeçar. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë motive konkrete për ngjarjen.

Policia ka bërë menjëherë arrestimin e tij me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rendë kriminale sepse ka shfaqur rrezikshmëri shoqërore duke e kanosur edhe herë të tjera M.M.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”.

Top Channel