Hamza do të prezantojë raportin për programin e reformave ekonomike

Hamza do të prezantojë raportin për programin e reformave ekonomike

Ministria e Financave të hënën do të bëjë prezantimin e Raportit mbi Programin e Reformave Ekonomike 2018 - 2020.

“Në këtë takim, do të marrin pjesë ministri i Financave Bedri Hamza, përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, përfaqësues tjerë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.  Takimi  do të mbahet në Ndërtesën e  Qeverisë së Kosovës, salla P-38”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave .