Bie nga ballkoni, humb jetën gruaja nga Shkodra

Bie nga ballkoni, humb jetën gruaja nga Shkodra

Një 86-vjeçare ka gjetur vdekjen ditën e djeshme në Shkodër, pasi ka rënë nga banesa ku jetonte.

Lajmin e ka bërë me dije policia, e cila përmes një njoftimi thotë se viktima është 86-vjeçarja me iniciale F.D.

Njoftim i policisë

Më datë 11.01.2018, në lagjen Vasil Shanto, shtetasja F.D, vjeç 86 ka rënë nga ballkoni i banesës, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

/GazetaExpress/