Ndërron jetë mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Ndërron jetë mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Mbi supe mbante titujt shtetëror “Nderi i kombit” dhe “Mjeshtër i madh” .

Vetëm katër ditë pasi u nderua me titullin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë, në moshën 63 vjeçare ka vdekur valltari Rexhep Çeliku. I njohur për performancat e tij të jashtëzakonshme të valleve shqiptare, ai u prezantua në rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role, brenda dhe jashtë Shqipërisë.