Kavajë, punonjësit e OSHEE qëllohen me armë zjarri

Kavajë, punonjësit e OSHEE qëllohen me armë zjarri

Punonjësit e OSHEE në Kavajë janë sulmuar me armë zjarri gjatë ushtrimit të detyrës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, ku grupi i OSHEE hasi në rezistencë ndërkohë që ishte duke kontrolluar dhe verifikuar në terren.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se abonente Dritan K perdori armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE, ku fatmirësisht nuk pati te lenduar.

Abonenti është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armes se zjarrit tip çifte.