Haziri: Urdhërdhënësit s`duhet të amnistohen

Haziri: Urdhërdhënësit s`duhet të amnistohen

Nënkryetari i LDK-së njëherazi kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se organet e rendit duhet të zbardhin rastin e vrasjeve të zyrtarëve të LDK-së, të cilët kujton se janë shpallë martirë e heronjë në vend.

Ai ka folur kështu në RTK pasi të enjten mbrëma në “Klan Kosova” Shkumbin Mehmeti tronditi opinionin me deklaratat e tij se e di kush i ka kryer disa nga vrasjet më të bujshme të pas luftës.

 “Urdhërdhënësit nuk duhet të amnistohen sepse tendenca edhe në emisionin e mbrëmshëm edhe në emisione tjera edhe në këto zhvillime politike po shohim që ka një lloj amnistie dhe për adresa të reja. I njëjti televizion para dy vitesh ka proklamu se vrasësi i Xhemajl Mustafës është në Kuvend ndërsa dëshmitari mbrëmë doli se grupi kriminal i pa autorizum dhe pa adresë e merr autorësinë e vrasjes së një njeriu që është përtej një partie politike”, ka thënë Haziri.

“Në parim unë si nënkryetar i LDK-së dhe njeri i Kosovës deklaratave të njerëzve të inkriminum në krim dhe njerëzve që janë pjesëmarrës të krimeve dhe njerëzve që janë të dënum për krime nuk ju besoj. Nuk ju besoj në parim. Por nëse tendenca është me u zbardh krimi dhe tendenca është me zbardh krimin dhe me dëshmu për një grup të organizum dhe një grup që ka vepru në emër të dikujt në Kosovë atëherë është çështje e prokurorisë dhe Gjykatës Speciale me u marrë me të”, është shprehur Haziri.