Tottenham nuk dorëzohet për Malcom

Tottenham nuk dorëzohet për Malcom

Tottenham nuk është dorëhequr nga gara për transferimin e Malcom.

Pavarësisht se Arsenali ka mbajtur bisedime me përfaqësuesit e tij këtë javë për një transferim të mundshëm në janar, Tottenham vijon të ngulmojë në transferimin e yllit të Bordeaux.

Përpos këtyre dy klubeve angleze, është edhe një tjetër klub nga Anglia që dëshiron shërbimet e brazilianit, përkatësisht Manchester United, që pritet të bëjë një ofertë prej 40 milionë funtesh për të.