“Ndotja e ajrit nuk është alarmante”

“Ndotja e ajrit nuk është alarmante”

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Rashitaj ka treguar se edhe sot është bërë matja e ndotjes së ajrit dhe se ndotja e ajrit nuk është alarmante.

“Nga ministria jonë konsiderohet nëse nuk s’gaboj që është 62 mikrona, nuk është ndonjë vlerë alarmante, meqenëse deri në 50 është jo e rrezikshme, 50 deri në 100 veç fillon ndërsa rrezikshmëria rritet në 500 e tutje.”, tha Reshitaj për rtv21.tv.

Kurse sipas matësit të ambasadës Amerikane në Prishtinë,  ditë më parë koficienti i ndotjes ka tejkaluar shumëfish përmasat e lejueshme të ndotjes.