Prezantohet modeli i ri Ford Ranger

Prezantohet modeli i ri Ford Ranger

Gjiganti i makinave, Ford ka prezantuar në shoun e automobilave “Detroit Auto Shoë” makinën më të re “Ford Ranger”, raporton Cnet që i sjell edhe fotot.

Modeli i nuk ka shumë dallim prej veturave Ranger që tashmë janë në treg, megjithëse janë bërë mjaft ndryshime për t’ia përshtatur kamionçinën blerësit amerikan, transmeton Koha.net.

Për dallim nga makinat e tjera Fordi në veturën e re sjell të përmirësuar sistemin integrues Apple CarPlay, Android Auto dhe Amazon Alexa.

Në pjesën e përparme të sigurisë, frenimi automatik emergjent dhe kamera e pasme do të vijnë në të gjitha makinat Rangers, ndërsa ofron ndihmë në korsi, pra paralajmërimi kur bëhet nisja në korsi.

Motori i vetëm i konfirmuar është 2.3 litërsh ‘turbocharged’ me katër cilindra i modifikuar. Fordi është duke synuar çift rrotulluesin më të mirë në mes të katër cilindrave të gazit. Mbështetja deri te motori është një transmetues automatik me 10 shpejtësi në konfigurimin e dy dhe katër rrotave.

Ford Ranger pritet të dalë në treg në çerekun e parë të vitit të ardshëm.