Carlex Design e “vesh” me lëkurë Ferrarin 488 Spider

Carlex Design e “vesh” me lëkurë Ferrarin 488 Spider

Kompania e njohur polake, Carlex Design, është marrë me modifikimin e interierit të modelit të famshëm të Ferrarit, 488 Spider.

Tani, Ferrari 488 Spider ka interier me prej lëkure Alcantara me ngjyrë të kaltër, duke përfshirë ulëset, timonin, dyert, intrument-tabelën, mbështetësin e dorës, etj. Të gjitha elemente janë të kombinuara në kontrast me disa detaje me ngjyrë të verdhë, të shpërndara nëpër interier.

Kompania Carlex Design nuk është marrë me modifikimin e eksterierit të këtij Ferrari 488 Spider, ndërsa motori i tij V8 ende vazhdon të jetë me kapacitet prej 670 kuajfuqi.