Aliu takohet me inxhinierët e ndërtimtarisë dhe arkitektë ferizajas

Aliu takohet me inxhinierët e ndërtimtarisë dhe arkitektë ferizajas

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit,i Komunës së Ferizajt Lulzim Aliu gjatë ditës së sotme, ka pritur në takim konsultativ inxhinierët e ndërtimtarisë dhe arkitektë ferizajas.

“Në këtë takim është diskutuar gjerë e gjatë lidhur me planin rregullues urban, hartat zonale, por edhe për probleme të shumta ndërtimore që janë në qytetin e Ferizajt.U diskutua edhe për iniciativën e Komunës së Ferizajt për formimin e një trupe të veçantë konsultative të përbërë nga ekspertët e fushës që do të merret ekskluzivisht me problemet urbanistike në qytetin e Ferizajt. Ditëve në vijim pritet të finalizohet iniciativa për themelimin e kësaj trupe konsultative”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Image may contain: 10 people, people sitting and indoor Image may contain: 15 people, people sitting