Gjidhënia ulë rrezikun për diabet të tipit 2

Gjidhënia ulë rrezikun për diabet të tipit 2

Nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri për gjashtë muaj apo më shumë, përgjysmojnë gjasat që të preken nga diabeti.

Kështu është thënë në një studim madhor të realizuar së fundmi.

Gjetjet e këtij studimi, që zgjati 30 vjet, tregojnë që sa më gjatë që nënat kanë ushqyer fëmijët përmes gjidhënies aq më shumë janë ulur gjasat që të preken nga diabeti i tipit 2.

Gjidhënia është lidhur me shumë përfitime si për nënat ashtu edhe për fëmijët, duke përfshirë këtu uljen e rrezikut për kancer të mitrës, sëmundje të zemrës tek nënat si dhe zhvillim më të mirë të trurit e shkallë më të ulët të obezitetit tek fëmijët.