
09:05 / 17.01.2018
Xiaomi Mi Max 3 vjen me dy kamera të pasme
Telefoni do të ketë një bateri 5500mAh .
Ka rrjedhë fotografia e pasardhësit të telefonit Xiaomi Mi Max 2, i cili konfirmon sistemin me dy kamera në anën e pasme. Pajisja vjen me procesor Snapdragon 635, ekran 6.99 inç, 3GB/4GB RAM dhe 64GB / 128GB hapësirë ruajtjeje dhe ka një kamerë për selfi 5MP.
Është sugjeruar gjithashtu që telefoni do të ketë një bateri 5500mAh. Xiaomi Mi Max 3 do të jetë në dispozicion në dy variante, me procesorin Snapdragon 630 dhe Snapdragon 660. Pritet që çmimi fillestar i telefonit të jetë rreth 265 dollarë.