Sami Lushtaku në Gjykatë për ikjen nga QKUK-ja

Sami Lushtaku në Gjykatë për ikjen nga QKUK-ja

Edhe sot është paraparë të zhvillohet seanca e gjykimit kundër të akuzuarve në lidhje me ikjen e Sami Lushtakut nga QKUK-ja.

Në këtë proces gjyqësor përveç ish-kryetarit të Skenderajt, janë të akuzuar edhe djali i tij Mërgimi, deputet i Kuvendit të Kosovës, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë e gardianë.

Sot në gjykimin e Sami Lushtakut dhe 23 personave tjerë do të zhvillohet seanca e dytë e këtij gjykimi, ku kundërshtohet aktakuza, shkruan Kallxo.com

Në seancën e kaluar, Lushtaku dhe të tjerët u deklaruan të pafajshëm.

Seanca fillestare e këtij gjykimi dështoi të zhvillohet disa herë.