LSDM paralajmëron zgjedhje të reja parlamentare

LSDM paralajmëron zgjedhje të reja parlamentare

LSDM po përgatitet për zgjedhje të reja parlamentare. Këtë nuk e fshehin tashmë edhe funksionarë të lartë dhe lider lokal të kësaj partie. Ditëve të fundit ka nisur mobilizimi i strukturave dhe se siç bëhet e ditur po bëhen përgatitje për zgjedhje, duke pasur parasysh shumicën e brishtë në Kuvend

Kryetari i sapozgjedhur për një mandat të dytë të LSDM-së në Kumanovë, Martin Kostovski ka dhënë sinjalin në kuvendin zgjedhor të degës së kësaj partie.

“Shumica e brishtë parlamentare sërish na sjellë në situata të paparashikuara në skenën politike, duke na imponuar gatishmërinë permanente për zgjedhje të reja”, theksoi Kostovski., transmeton Ina
Nga ana tjetër, edhe në degët e tjera të kësaj partie ka nisur mobilizimi duke theksuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, për të siguruar një shumicë stabile të qeverisjes. Megjithatë kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur se nuk do të ketë zgjedhje gjatë 2018, për shkak se vendi është fokusuar në zgjidhjen e prioriteteve kyçe siç është kontesti i emrit dhe anëtarësimi në NATO dhe BE. Në vitin 2019 nuk përjashtohet mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare në pako me ato presidenciale, që do të mbahen në pjesën e parë të vitit