Qeveria ka sjellur ligje në mungesë të opozitës

Qeveria ka sjellur ligje në mungesë të opozitës

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Nezavisen” tha se vendimet e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, nëse do të marrin pjesë në Kuvend sillen së bashku.

Ai kritikoi Qeverinë se me qëllim ka sjellur ligje në mungesë të opozitës dhe pa debat demokratik, të cilat sipas tij, janë të dëmshëm dhe mundësojnë privilegje shtesë.

Në këto ligje, Mickoski radhit aspekte të administratës, marrëveshjen me Bullgarinë, Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ai konsideron se në këtë mënyrë Qeveria provokon që partia e tij ta lëshoj Kuvendin, pra të mos merr pjesë në punimet e tij.