Strugë, këngë të krishtere në gjuhën shqipe

Strugë, këngë të krishtere në gjuhën shqipe

Me interpretimin e këngëve krishtere në gjuhën maqedonase dhe shqipe sot Struga ndryshe nga vitet e kaluara kremtoi festën “Uji i Bekuar”, gjegjësisht ditën kur në lumin Jordan u pagëzua Jezu Krishti.

Manifestimi për hedhjen e kryqit në ujë që u organizua në lumin Drini i Zi, ku morën pjesë edhe delegacioni qeveritarë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i Komunës së Strugës Ramiz Merko.

Ndërkohë manifestimi më i madh për këtë festë të krishterë u organizua në Ohër, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga vendi dhe jashtë. Porti i qytetit në Ohër ishte shumë i vogël për të akomoduar të gjithë ata që dëshironin të merrnin pjesë në aktin e hedhjes së kryqit në ujë, ku temperatura ishte vetëm 6 gradë. Sfidën por edhe dëshirën për të notuar e patën rreth 500 notues