E veshur në të kuqe, Rita Ora shkëlqen në Paris

E veshur në të kuqe, Rita Ora shkëlqen në Paris

Këngëtarja kosovare me famë botërore vazhdon të jetë kryetemë e titujve të medieve rozë në gjithë botën.

Së fundi, ajo ka udhëtuar për në Paris, ku që nga momenti i arritjes në atë vend ka sjellur imazhe në rrjete sociale me të cilat tregoi se çfarë po bën atje.

Mbrëmë, ajo ka qenë pjesë e eventit “Paris Fashion Week Man’s”, ku mori gjithë vëmendjen gjatë hyrjes për në atë organizim.

E kur është fjala për evente të tilla që kryefjalë e kanë modën, Rita asnjëherë nuk zhgënjen me paraqitjet e saj.

“Në Paris në ngjyrën time të preferuar”, ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë fotos së publikuar në rrjete sociale.