Strategjia e re e sigurisë e Amerikës

Strategjia e re e sigurisë e Amerikës

Strategjia e re e sigurisë kombëtare e presidentit Donald Trump nuk largohet nga politika e qëndrueshme e SHBA-ve që nga Lufta e Ftohtë. E konfirmon rolin udhëheqës të Amerikës në botën demokratike dhe mund të shtyj edhe një angazhim më të madh ndërkombëtar të Amerikës.

Janusz Bugajski, Analist i politikave

Dokumenti përmban pesë elemente që përcaktojnë politikën amerikane: Kërcënimet ndaj interesave të Amerikës; Angazhimi global i SHBA-ve; konkurrencën e vazhdueshme me rivalët; rëndësinë e fuqisë ushtarake; dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatë.

Së pari: Strategjia e Sigurisë pranon se Amerika është nën sulmin e vazhdueshëm në të gjithë hapësirat e tokës, ajrit, detit, hapësirës dhe hapësirës kibernetike. Kundërshtarët dhe konkurrentët veprojnë nën pragun e konflikteve të hapura ushtarake dhe skajet e së drejtës ndërkombëtare.

Së dyti, Strategjia e Sigurisë thekson rëndësinë e angazhimit global të Shteteve të Bashkuara dhe e lidhë ngushtë forcën më të rreptë të brendshme me përfshirjen ndërkombëtare. Me rajone të tilla si Ballkani në mendje, ekziston një seksion rreth partnerëve që aspirojnë dhe shteteve të brishta. Sipas tekstit, "triumfi më i madh i shtet-ndërtimit amerikan ndërlidhet me ndihmën ndaj vendeve të brishta dhe në zhvillim që të bëhen shoqëri të suksesshme".

Së treti, dokumenti deklaron se SHBA-të duhet të konkurrojë me kundërshtarë kryesorë për të çuar përpara interesat amerikanë. Ajo vë në dukje Rusinë dhe Kinën si dy konkurrentët kryesorë. Të dy vendet "sfidojnë fuqinë, ndikimin dhe interesat amerikane, duke u përpjekur të shkatërrojnë sigurinë dhe prosperitetin amerikan”.

Strategjia bie në kundërshtim me nocionin se bashkëpunimi me Rusinë do ta transformojë atë në një pushtet të mirë dhe miqësor. Kjo sepse, Moska "ka për qëllim të dobësojë ndikimin ndërkombëtar të Uashingtonit dhe të na ndajë nga aleatët dhe partnerët tanë". Me zgjedhjet amerikane në mendje, strategjia deklaron se "përmes formave të modernizuar të taktikave subversive, Rusia ndërhyn në punët e brendshme politike të vendeve në mbarë botën".

Së katërti, Strategjia e re e SHBA-ve përqendrohet në fuqinë ushtarake dhe ekonomike. Ajo do të theksoj se paqja do të ruhet përmes rindërtimit të ushtrisë "në mënyrë që ajo të mbetet me e rëndësishme, t’i pengojë kundërshtarët tanë dhe nëse është e nevojshme lufton dhe fiton”. Amerika do të sigurohet se rajonet e botës nuk do të dominohen nga një fuqi.

Së pesti, dokumenti thekson rolin e rëndësishëm të luajtur nga aleatët në ndjekje të interesave të përbashkëta. Pranon se aleatët dhe partnerët e madhështojnë fuqinë e SHBA nëse e mbajnë barrën e tyre ushtarake. Premton se SHBA-të do të udhëheqin në organizatat shumëpalëshe kështu që interesat dhe parimet e saj mbrohen.

Duke punuar me aleatët, SHBA parandalon proliferimin bërthamor, kimik, radiologjik dhe sulmet biologjike dhe të bllokojë terroristët për të arritur të sulmojnë vendin. Të zvogëlojë qarkullimin ilegal të drogës dhe trafikimin e qenieve njerëzore, për të mbrojtur infrastrukturën kritike të Amerikës. Mbi të gjitha, aleancat mund "të parandalojnë, prishin dhe të mposhtin kërcënimet e mundshme para se të arrijnë në SHBA".