“Ne nuk jemi skllevër”, aktori Robert Ndrenika me një mesazh të fortë

“Ne nuk jemi skllevër”, aktori Robert Ndrenika me një mesazh të fortë

“Artisti i Popullit”, Robert Ndrenika ka kundërshtuar fortë amendimet e bëra në ligjin “Për artin dhe kulturën”.

“Është folur që do të bëhet një teatër dhe prapë nuk ka patur pikë transparence. Teatri bëhet një herë në 500 vjet. I takon shtetit shqiptar të ndërtojë një teatër, një teatër 500-600 vjeçar. “Turbina” ishte qesharake. Për teatër ajo nuk bën. Ajo është për ndonjë fushatë elektorale. Ne nuk duhet të lejojmë të prishet ai teatër pa marrë vesh se çdo bëhet në të”.

“Artisti i Popullit”, Robert Ndrenika ka kundërshtuar fortë amendimet e bëra në ligjin “Për artin dhe kulturën”.

Të organizuar në Sindikatën e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, në një mbledhje të hapur për mediat, artistët diskutuan mbi zhvendosjen sipas tyre tërësisht jotransparente të trupës së Teatrit Kombëtar tek Teatri “Turbina” dhe njëkohësisht amendimet në ligj që ata mendojnë se “cënojnë rëndë” statusin e artistit.

Arben Derhemi: Teatri Kombëtar pas pesë vjetësh që ka ikur këtej të vijë për godinën e re e cila do të jetë një godinë e re, marramendëse, fantastike, por nuk dihet se si është pasi nuk ka projekt

Neritan Licaj: Personalisht mendoj se duhet ta ngremë presionin shumë lart nëpërmjet protestave, nëpërmjet shumë institucioneve, parlament, kryeministri, presidencë, të ftojmë shoqërinë cvile, pra të ngremë një valë të madhe kundër kësaj arrogance.

Genc Fuga: Këtu po demitizohet dëshira e lidërve të komunitetit tonë për tu shtrirë në rast se prishet teatri

Altin Basha: U sulmuan fillimisht institucionet që kishin ndërtuar artistët, me pak presion, me pak lobim, me pak mundësi, për të ardhur tek pika e fundit që është ligji. Me pak fjalë unë e kuptoj këtë si vrasje të pluralizmit kulturor.

Mehdi Malkaj : Ne nuk jemi skllevër, ne jemi vlerë kombëtare! Ata na marrin na nxjerrin përjashta. Pse na nxjerrin përjashta?