Ilire Zajmi në Kroaci me “Një tren për Bllacë”

Ilire Zajmi në Kroaci me “Një tren për Bllacë”

Libri “Një tren për Bllacë” i autores Ilire Zajmi, libër tashmë i përkthyer edhe në gjuhën kroate do të promovohet në Zagreb të Kroacisë.

Ky libër do të promovohet në kuadër të kremtes së dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Libri promovohet nga Bashkësia Shqiptare e qytetit të Zagrebit dhe Biblioteka Qendrore Shqiptare e Kroacisë, me mbështetjen e deputetes shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prlaskaj. “Një tren për Bllacë”, do të promovohet të shtunën, në ora 12:00./KultPlus/