Softueri për plagjiaturë zbulon fakte të reja për dramat të Shekspirit

Softueri për plagjiaturë zbulon fakte të reja për dramat të Shekspirit

Shekspiri po del që ka qenë i inspiruar diku për të shkruar punët e tij më gjeniale.

Një softuer për plagjiaturë ka gjetur se Shekspiri është inspiruar nga një dorëshkrim me titullin “A Brief Discourse Of Rebellion And Rebels” shkruar në vitin 1500 nga George North.

Zbulimi në fjalë është i mahnitshëm. Dennis McCarthy dhe June Schlueter, me softuerin e tyre, mendojnë se “Mbreti Lir”, “Makbethi” dhe “Rikardi III” janë bazuar në këtë dorëshkrim, shkruan KultPlus.

“Është një dorëshkrim të cilit Shekspiri i është kthyer nga koha në kohë, dhe i cili më pas ka ndikuar deri në një pikë tek skenat e Shekspirit, tek filozofia e dramave të tij” thotë McCarthy nga New Hampshire.
Martin Meisel, profesor i letërsisë dramatike në Columbia University, thotë se është definitive se libri në fjalë ka qenë i pranishëm tek mendja e Shekspirit kur ky i fundit ka shkruar letërsinë e tij.

North, shembull, në librin e tij thotë se ata që e mendojnë veten si ‘të shëmtuar’ duhet të përpiqen të jenë të bukur përbrenda, për ta sfiduar natyrën. Ai përdorë fjalët “Bota”, “natyra”, “e drejtë”, “deformim” dhe “hije” në këtë pjesë, për të argumentuar.

Në fillimin e Rikardit III, tirani i zënë përdorë të njëjtat fjalë, por për të kundërtin veprim: pasi është i shëmtuar nga jashtë, të vazhdojë të jetë një shejtan.
Derisa studimi pritet të jepet më i detajuar për publikun, McCarthy, 53 vjeçar, punon në shtëpinë e tij dhe qëndron në këtë softuer për plagjiaturë deri në 12 orë në ditë.