Ja cili është shkaku kryesor për ndotjen e ajrit në Shkup

Ja cili është shkaku kryesor për ndotjen e ajrit në Shkup

Ngrohja e shtëpive dhe pengimi i puhisë së erës është arsyeja kryesore për përqendrimin e madh të PM10 grimcave dhe ndotjen enorme të Shkupit pas çka vijojnë industria dhe komunikacioni, thonë ekspertët.

Ndotës tjetër më i madh, sipas tij janë automjetet. Në Shkup nga Maqedonia Lindore çdo ditë hyjnë rreth 12.000 automjete, nga pjesa perëndimore 18 mijë automjete. Kjo do të thotë se ka 30 mijë automjete shtesë, të regjistruara rreth 200.000 automjete në Shkup që ndotin.Faktet tregojnë se ndotja e Shkupit është rezultat i neglizhencës me dekada për mjedisin jetësor. Diçka që është krijuar për dekada nuk mund të zgjidhet brenda natës dhe kërkon shumë kohë dhe burime financiare. Nuk mund të presim që problemi mund të zgjidhet brenda natës, tha akademik Kanevçe.Një alternativë për Shkupin, thekson ai, natyrisht që ekziston, por duhet bërë hap pas hapi.“Çdo masë duhet të përcaktohet në mënyrë individuale dhe duhet parë nëse lugina e Shkupit mund të mbajë ekologjikisht një dendësi kaq të lartë të popullatës dhe të shihet se si mund të zvogëlohet numri i tyre ose të paktën të parandalohet rritja”, thotë Kanevce.

Masat afatshkurtra nuk japin rezultat për reduktimin e ndotjes
Sipas akademik Kanevçe, vlerave maksimale me PM 10 janë në orët e mbrëmjes, sepse atëherë është më ftohtë dhe rritet nevoja për ngrohje.“Drislla nuk mund të jetë shkak për ndotje, sepse është larg dhe atë që e djeg janë sasi relativisht të vogla. Aty bëhet fjalë për furrë të zakonshme ku në gridë digjen mbeturuna mjekësore dhe ka oxhak të shkurtër, ashtu që gjithçka që hedh jashtë, mblidhet në afërsi”, tha Dimitrov.Rregullimi i trafikut kontribuon për ndotjen.
Për pr. dr. Millan Qosevski nga Fakulteti i Makinerisë në Shkup regjimi i lëvizjes është kyç për ndotjen nga automjetet me motorë me djegie të brendshme.“Semaforët e shumtë të rrugëve vetëm kontribuojnë për rritjen e ndotjes, ndërsa sa është më i fuqishëm dhe më i rëndë është automjeti më e madh është dallimi nga ndotja e përshkruar nga prodhuesi dhe ajo reale”, thotë Kosevski.Ai thekson se studimi i bërë nga studentët nga Fakulteti i Makinerisë tregon se vendosja e semaforëve për këmbësorë në bulevardin “Partizanski Odredi” shkakton rritje të dukshme të ndotjes.
“Shumë njerëz konsiderojnë se automjetet më shumë shpenzojnë lëndë djegëse dhe ndotin gjatë shpejtësisë më të madhe, por kjo nuk është e saktë. Më shumë ndotin gjatë përshprjtimit të menjëhershëm apo ngadalësimit. Rezultatet nga studimi që është bërë me automjet me pajisje speciale të cilat i maste të dhënat e ndotjes në periudhë prej një muaji tregoi se në mënyrë enorme është rritur pas vendosjes e semaforëve të këmbësorëve dhe uljen e lëvizshmërisë dhe rruga me lëvizshmëri më të madhe “Partizanska””, thotë Qosevski. /Express/