Bejta me akuza të rënda për Taravarin: "Ka sponsorizuar vrasjen e Selë

Bejta me akuza të rënda për Taravarin: "Ka sponsorizuar vrasjen e Selë

“Arben Taravari ka dashur ta vrasë Ziadin Selën”, kjo ishte akuza e sotme e ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, me rastin e 100 ditëshit të parë të udhëheqësisë së re të komunës.

Këto akuza, Bejta i ndërlidh, që sipas tij, Taravari, gjatë kohës që ka qenë ministër i Shëndetësisë ka bashkëpunuar me persona të afërt me ish deputetin Kërsto Mukoski, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për shkak të hapjes së dyerve të Kuvendit në natën e përgjakshme të 27 prillit.

“Duhet ta dijë opinioni se më 14.09.2017, ndërmarrjes Via Vevçani nga Struga Arben Taravari i ka lëshuar 22 milion e 832 mijë denarë apo mbi 370 mijë euro. Kjo firmë është në emër të Gjoko Ugrinovskit, i cili është person i afërt i deputetit Kërsto Mukoski të VMRO-DPMNE-së i cili deputet i hapi dyert e parlamentit për ta rrahur deri në vdekje Ziadin Selën, kryetarin e Taravarit dhe sot ky deputet ndodhet në burg. E tash del në sipërfaqe se kush dëshironte ta vret Ziadin Selën, ai i cili bashkëpunoi si ministër me strukturat e VMRO-së, me vrasësit e Ziadin Selës. Vrasës del të jetë Taravari, për shkak se ai ka plane të veta në partinë Aleanca për Shqiptarët”, tha Bejta.