Zagreb: Veteranët kroatë do të protestojnë për vizitën e Vuçiqit

Zagreb: Veteranët kroatë do të protestojnë për vizitën e Vuçiqit

Shoqata e të rënëve dhe veteranët kanë paralajmëruar se do të organizojnë protestë për vizitën e Vuçiqit në Zagreb.

Kryetarja e Shoqatës, Rozalia Bartoliq, deklaroi se "Vuçiqi nuk është personi i sinqertë dhe i përgjegjshëm për zgjidhjen e një mori çështjesh mes të dyja vendeve”, njoftojnë mediet serbe.

Bartoliq deklaroi se Serbia viteve të fundit “sistematikisht po punon në betonizimin e rrenës, miteve, në zbatim të politikës antikroate”, transmeton RTK.

Ndërkaq për mënyrën e organizimit të protestës, Bartoliq sqaroi se në sheshin Ban Jellaçiq, të vejat, të shoqëruar nga veteranët kroatë, drejt sheshit Marku, ku do të dëgjohet fjalimi i Vuçiqit mbajtur në Glin duke i “dërguar mesazhin e qartë publikut kroat”.