VIDEO - Haradinaj: Shpresojmë në marrëveshje të re me Malin e Zi

VIDEO - Haradinaj: Shpresojmë në marrëveshje të re me Malin e Zi

Daut Hardinaj deputet i Kuvendit të Kosovës, ka shfaqur shpresën që deri të Epopeja e UÇK-së, do të bëhet ligji për mbrojtjen e kullave të Jasharëve në Prekaz. Në IMAZH të RTK-së, ai tha se si kryetari i Komisionit Parlamentar që po merret me këtë çështje, do të bëjë çdo gjë që ky ligj të miratohet sa më shpejt.

Haradinaj deklaroi se vazhdimisht janë ndarë mjete, por sipas tij, nuk kanë shkuar në destinimin e caktuar për shkak se nuk janë ekzekutuar. Ai ka folur edhe për çështjen e demarkacionit, duke thënë se për të version aktual i demarkacionit me Malin e Zi, nuk kalon.

Haradinaj deklaroi se janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt që është e mundur, dhe për këtë ai tha se ka disponim të të dyja palëve.

Miqësia jonë me perëndimin, nuk është dëshirë por obligim dhe vullnet i popullit tonë

“Ne po insistojmë që brenda marrëveshjes së Vjenës,  ekziston neni 7 , I cili thotë që nëse palët gjejnë argumente të cilat bien ndesh me marrëveshjen, ato të rinegociohen, dhe ne brenda kësaj po tentojmë që ti ratifikojmë këto dy pika, që marrëveshja aktuale, pika shtatë ka të gjetura të reja dhe të diskutojmë dhe ti rregullojmë, sepse një pjesë e madhe e kufirit me Malin e Zi është ne rregull”, deklaroi Haradinaj.  

Deputeti i AAK-së, kishte kritika edhe për sjelljet e disa deputeteve të cilët, sipas tij, u përpoqën të sillën si shpëtimtar të Kosovës gjatë debatit për Dhomat e Specializuara./RTKlive/