Haradinaj takon ish-sekretaren Madeleine Albright

Haradinaj takon ish-sekretaren Madeleine Albright

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se është nder i veçantë ta takojë miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë.

“Nder i veçantë ta takoj miken e çmuar të Kosovës, Madeleine Albright dhe drejtorin e NDI, Ken Wollack, me bashkëpunëtorë.

Zonja Albright bëri kaq shume për Kosovën dhe rrugën tonë drejt lirisë. Në luftë dhe në paqe, sekretarja e shtetit na ndihmoi, në momente kur kishim nevojë për ndihmën e një mikeje të vërtetë. Zonjës Albright ia shpreha falënderimin e secilit kosovar, që sot jeton i lirë, falë angazhimit të saj dhe miqve tanë.

Kosova përherë do të jetë falënderuese për përkrahjen e madhe të SHBA-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.