Deputeti i Nismës: Kalimi i demarkacionit s`garanton liberalizimin

Deputeti i Nismës: Kalimi i demarkacionit s`garanton liberalizimin

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se edhe në rast të ratifikimit të marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, nuk garantohet liberalizimi i vizave.

Hoti vlerëson se qeveria po bënë punën e duhur, dhe opozita nuk ka arsye për të tentuar rrëzimin e saj. Lidhur me mospjesëmarrjen e Nismës në darkën e shtruar në rezidencën e zëvendëskryeministrit Pacolli, tha se nuk ka qenë obligative.

Lidhur me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, deputeti i Nismës tha se nuk ishte mënyra e as momenti i duhur për ta bërë një veprim të tillë.