Strakosha: E meritojmë Championsin

Strakosha: E meritojmë Championsin

Portieri i Lacios është duke treguar formë mjaft të mirë dhe për shumë ndeshje, ai ka qenë lideri i bardhekaltërve në fushën e lojës. Mirëpo, edhe jashtë fushës, gardiani kuqezi di të jetë një lider.

Në një aktivitet të zhvilluar, gardiani kuqezi ka folur për formën që po tregon me Lacion, si dhe për objektivat e kësaj skuadre, transmeton Panorama.

“Në lidhje me shpërthimin tim dhe formën që po kaloj, meritat janë jo vetëm të mijat, por edhe të përgatitësit të portierëve. Sa i përket skuadrës, jemi duke bërë një punë të mirë. Pozicionimi mes katër vendeve të para është diçka pozitive. Për ne ky është objektiv real dhe mendoj se Lacio e meriton që të jetë në zonën Champions. Uroj të marrim deri në fund atë që meritojmë”, ka deklaruar portieri i Lacios dhe Kombëtares.