Stoichkov: Neymar nuk do të fitojë kurrë ato që fitoi me Barçën

Stoichkov: Neymar nuk do të fitojë kurrë ato që fitoi me Barçën

Gjatë një interviste të dhënë për “Radio Marca”, Hristo Stoichkov, ka diskutuar për tema të ndryshme.

Një prej tyre ka qenë edhe momenti i mirë që po kalojnë Leo Messi dhe Luis Suarez te Barcelona, polemikat që kanë lidhje me Gerard Pique dhe Zidane. Gjithashtu, ai ka komentuar edhe zërat që flasin për një transferim të Neymar te Real Madrid në të ardhmen e afërt.

“Nuk kam parë asnjë si Leo, më befason çdo ditë. E njoh qëkur ishte fëmijë”, ka thënë legjenda e Barçës, që nuk i ka kursyer elozhet as për Luis Suarez dhe Gerard Pique. “Suarez më ka pëlqyer gjithmonë. Ka kaluar shumë momente të vështira, si në Kupën e Botës të 2014-ës, kur është skualifikuar padrejtësisht. Është një nga lojtarët që identifikohen më shumë me fanellën e Barcelona-s. Pique-në e këshilloj që të vazhdojë të tregojë se është një katalanas, një lojtar i jashtëzakonshëm dhe të vazhdojë të luftojë, siç po bën, për fanellën e Barceloan-s dhe kombëtares spanjolle”.

Në lidhje me situatën e Real Madrid dhe Zinedine Zidane, 52-vjeçari bullgar, ka thënë: “Real Madrid-it do t’i duhet kohë për të rindërtuar gjithçka. Askush nuk dyshon se Zidane është një trajner i madh, por duhet të ketë durim. Askush nuk mund t’ia heqë titujt që ka fituar”. Në fund, Stoichkov ka thënë se nuk beson te një transferim i Neymar te Real. “Nuk e imagjinoj te Real-i. Çfarëdo që të vendosë, i uroj më të mirat, por mendoj se nuk do të fitojë kurrë ato që fitoi te Barça”.

Autor: Gjatë një interviste të dhënë për “Radio Marca”, H