Muntari i bashkohet Seedorfit te Deportivo La Coruna

Muntari i bashkohet Seedorfit te Deportivo La Coruna

Ish-reprezentuesi i Ganës do të provohet në skuadrën nga La Liga.

Trajneri i ri i Deportivo La Corunas, Clarence Seedorf i ka dhënë rastin ish-futbollistit të Interit dhe Milanit të provohet në skuadrën spanjolle.

Sulley Muntari ka qenë lojtar i lirë, pas largimit nga Pescara në fund të stinorit të shkuar dhe Seedorf që ka punuar me ganezin në Milan, ka vendosur ta marrë me vete te Deportivo.

La Courna që po lufton për mbijetesë këtë stinor do ta provojë futbollistin nëse është në gjendjen e duhur fizike, para se t’i ofrojë kontratë.

Të hënën Deportivo do të ndeshet me Betisin në xhiron e radhës të La Ligës.