Në pikëpyetje paraqitja e Icardit ndaj Bolognas

Në pikëpyetje paraqitja e Icardit ndaj Bolognas

Sulmuesi argjentinas vazhdon të ketë probleme me lëndimin që ka pësuar para 10 ditësh.

Mauro Icardi është në dyshim të madh për ndeshjen e kësaj fundjave, që Interi e zhvillon ndaj Bolognas.

Kapiteni i ziklatërve, që të enjten ishte stërvitur me shokët e skuadrës, gjatë seancës së të premtes është përgatitur i veçuar, duke shtuar dyshimet për praninë e tij në fushë të dielën. Vendimtare për të vendosur nëse do të grumbullohet për këtë sfidë do të jetë seanca e fundit, që do të zhvillohet këtë të shtunë.

Nëse Icardi nuk do të luajë, në vend të tij do të aktivizohet Eder.