Obelisku i dhjetë vjetorit të Pavarësisë vendoset edhe në Kaçanik

Obelisku i dhjetë vjetorit të Pavarësisë vendoset edhe në Kaçanik

Ngjyrat e shënimit të përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës tashmë kanë filluar të vendosen në Kaçanik.

Shënimi i kësaj feste ka filluar me vendosjen e obeliskut të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai është vendosur në parkun e qytetit, afër shtatoreve të heronjëve të kombit Qamil Ilazi e Agim Bajrami.

Nën perkujdesjen e Kryetarit Besim Ilazi, për shënimin e kësaj feste do të organizohen shumë aktivitete kulturore artisitke e sportive, ndërsa do të dekorohet edhe qyteti e pjesë të tjera me flamuj kombëtarë e shtetërorë.


Komuna e Kaçanikut është përfituese në mesin e dhjetë komunave në Kosovë, ku qeveria e Kosovës ka mbështetur financimin e obeliskut të jubileut të Pavarësisë Kosovës.

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor