“E vërteta për Nolin” promovohet në Prishtinë

“E vërteta për Nolin” promovohet në Prishtinë

Më 16 shkurt në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, promovohet libri me titull “E vërteta për Nolin” nga autorja Entela Komnino.

Libri i promovuar së pari në Ministrinë për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, e më pas edhe në Universitetin e Tetovës, do të jetë në duart e lexuesve të Kosovës që nga dita e premte kur në Prishtinë do të bëhet paraqitja e tij.

Promovimi bëhet nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, ndërsa autorja është e njohur si gazetare në televizionin publik shqiptar dhe është e doktoruar në letërsi