Mercedes prezantohet zyrtarisht muajin tjetër

Mercedes prezantohet zyrtarisht muajin tjetër

Gjatë vitit të kaluar, Mercedes ka prezantuar në panairin e Gjenevës konceptin e kupesë AMG GT, që për të gjithë entuziastët ishte dashuri në shikim të parë.

Në të njëjtit organizim që zhvillohet gjatë muajit që vjen në Zvicër, është konfirmuar se do të prezantohet modeli katër dyersh, që është tërësisht gati për prodhim

E tëra që dihej, është se do të jetë një makinë hibride me 4.0-litra V8, që në kombinim me motorin elektrik prodhon 850 kuajfuqi. Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për tre sekonda.

Tashmë janë shpërndarë disa fotografi, të realizuara prej spiunëve të automobilizmit, që e tregojnë atë për herë të parë nga afër.