“Karnavalet e Shkodrës”, traditë e lashtë e qytetit

“Karnavalet e Shkodrës”, traditë e lashtë e qytetit

Eventi kulturoro-artistik, “Karnavalet e Shkodrës 2018”, përfundoi maratonën e rrugëtimit ditën e djeshme ku për orë të tëra qyteti u kthye në një ambient festiv me pjesëmarrjen e të gjitha moshave.

Dhjetëra fëmijë dhe të rritur ndoqën paradën tradicionale të dordolecit në rrugët e qytetit të Shkodrës, ku në fund u bë dhe djegia si simbolikë për largimin e fenomeneve negative të shoqërisë në sheshin “Nënë Tereza” ku u zhvilluar dhe shfaqja finale e ditës së fundit të karnavaleve .

Veç qytetarëve shkodran, në këtë festim publik, kishte dhe shumë vizitorë nga qytetet e tjera të vendit.

Grupi i organizatorëve kishin konceptuar aktivitete të shumta kulturore të shtrira në 4 ditë prej datës 8 shkurt deri më 11 shkurt, që zgjatën dhe këto festime karnavalesh në qytetin e Shkodrës.

Karnavalet e Shkodrës janë edhe një ftesë për turizmin kulturor për qytetin verior.

Kjo festë prej vitesh e ka bërë Shkodrën të veçantë edhe këtë vit atmosfera e festive me angazhimin e artistëve u përcoll me shumë interes. Ndërkohë nga viti në vit, këto festime po tërheqin vëmendje jo vetëm për qytetarët shkodranë por dhe më gjerë.

Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla. Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që në 1860, për tu ndërprerë gjatë periudhës moniste e për tu rikthyer pas shembjes së këtij sistemi.

Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti.