Trump me telegram urimi për Thaçin

Trump me telegram urimi për Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar telegram urimin e dërguar nga presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë.

Telegrami i është dhuruar të parit të shtetit nga diplomati amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

"Presidenti Thaçi, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit, pranon nga ambasadori amerikan urimin e presidentit Trump" thuhet në njoftimin e Presidencës.

Letra e plotë:

I nderuar z. President,

Në emër të popullit amerikan, e përgëzoj Kosovën në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së saj.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në forcimin e sovranitetit dhe demokracisë shumetnike. Ndërkohë që duhet bërë edhe më shumë punë, ne përgëzojmë përparimin tuaj.

Ndërsa vendi juaj po hyn në dekadën e dytë të shtetësisë, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të ndërtojë themele të forta të parimeve të përbashkëta demokratike, bashkëpunimit rajonal dhe sundimit të së drejtës. Duke vepruar kështu, Kosova do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm drejt integrimit në Komunitetin Perëndimor të Kombeve.

Ne e shikojmë Kosovën si një partnere të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. Në këtë rast historik i uroj gjithë të mirat qytetarëve të Kosovës.

Sinqerisht,

Donald Trump